Në një reagim lidhur me qëndrimet e opozitës për vendimin e djeshëm për Shqipërinë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shprehet se opozita në Tiranë nxin, ndërsa vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, kuadrin kohor dhe hapat e instrumentet e ndërveprimit të Shqipërisë me Komisionin Europian.
“Unë kurrsesi nuk dua të besoj se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për Shqiptarët e jo për qeverinë”, shprehet Bushati.
“Por ai justifikon me ironi këtë qëndrim të opozitës, duke u shprehur se ajo akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë si duhet atë vendim”, thotë Bushati./abcnews.al