Kulmi i infektimeve, Selaniku drejt mbylljes totale

schedule14:37 - 11 Nëntor, 2020

schedule 14:37 - 11 Nëntor, 2020

Selaniku është qyteti me numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus kohët e fundit në Greqi.

Specialistët e shëndetësisë në kuadër të situatës në të cilën ndodhet qyteti nga e marta e kaluar e deri të shtunën kishin vendosur bllokimin e qarkullimit nga ora 21:00 deri në mëngjes, vendim që ka qenë në fuqi për katër ditë deri të shtunën e kaluar.

Ndërkohë ekspertët theksojnë se duke parë rritjen e numrit të rasteve të reja me Covid në Selanik, është e rëndësishme që të rikthehen masat kufizuese.

Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias, ka qenë këtë të mërkurë në qytet ku ka parë nga afër situatën. Gjithashtu në kuadër të mbrojtjes së përhapjes së koronavirusit pritet që të vendoset dhe mbyllja e shkollave fillore në këtë qytet.

Ndërkohë në mbledhjen e përjavshme pritet që ekspertët të bëjnë dhe komunikimin përkatës në lidhje me masat e reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!