Ana Kodra, artistja e vogël me zë të madh firmos kontratë me agjensinë amerikane

schedule12:06 - 11 Nëntor, 2020

schedule 12:06 - 11 Nëntor, 2020

Ana Kodra është një zë i njohur për muzikën shqiptare. Ana ka marrë pjesë në disa kompeticione të rëndësishme mes të cilëve dhe në Junior Eurovision 2017 që u mbajt në Gjeorgji. E ftuar këtë të mërkurë në “Abc-ja e mëngjesit”me moderatorin Alban Musa, Ana rrëfeu detaje nga pjesëmarrja në këto kompeticione si dhe çmimet që ka arritur të rrëmbejë.

Ndërkaq, ajo gjithashtu bëri me dije se tashmë është një hap drejt suksesit ndërkombëtar pasi ka arritur të firmosë një kontratë me një agjensi amerikane. “Unë në fakt jam në proces me kontrata me një agjensi amerikane, po mundohemi të bëj vizën sepse duhet vizë speciale që unë të mundem të bëj kontratën dhe të shkoj atje.”, u shpreh Ana. /abcnews.al