Dramë, 19 të vdekur brenda pak orëve nga koronavirusi në Greqi

schedule10:28 - 11 Nëntor, 2020

schedule 10:28 - 11 Nëntor, 2020

Shifrat e të vdekurve dhe të prekurve nga koronavirusi janë tepër shqetësuese në rajon.

Shqipëria, Greqia dhe Kosova janë duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë, e cila po shkakton një numër të madh të vdekurish.

Një ditë më parë, në Shqipëri ndërruan jetë 8 persona, ndërsa u shënuan 563 raste të reja, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë mëngjesin e sotëm se gjatë orëve të fundit në këtë vend kanë ndërruar jetë 19 persona, të gjithë ata mbi 70 vjeç.

Situata është tepër shqetësuese në Selanik, ku sipas mediave greke,. 3 në 10 tamponë dalin pozitivë me koronavirus.

Greqia vendosi një javë më parë që të mbyllë qarkullimin plotësisht në qytetet më të prekura, si edhe nga ora 22:00 deri në 06:00 në pjesën tjetër të territorit, ndërsa maskat janë të detyrueshme kudo. /abcnews.al