Një sasi kanabis sativa në formë bohçeje, u gjet e hedhur në breg të liqenit të Shkodrës. Ishte gazetari i ABC News, Simon Shkreli, ai që ndërsa po punonte për një reportazh, u ndesh me hashashin. Gazetari njoftoi policinë, e cila ka nisur hetimet.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, ishte duke punuar nje reportazh për ndotjen e liqenit të Shkodrës, kur papritur u ndesh me pirgjet e hashashit. Pasi filmoi atë çfarë pa dhe bëri detyrën si gazetar, njoftoi policinë.
Nuk vonuan dhe uniformat blu të Malësisë së Madhe shkuan në vendin e ngjarjes. Gazetari i ABC News i priti aty.
Hetueset kryen veprimet proceduriale për një rast të tillë. Kurse ka dyshime që kjo sasi droge do të transportohej në Mal të Zi.
Gjithashtu në vend ngjarje kishte edhe qese plastmasi me valvul ajrimi. Për policinë mendohet se hashashi në formë bohçe ishte paketuar në atë mënyrë që t’i rezistonte ujit. Por mesa duket gjërat kanë shkuar keq.
Trafikantët, sipas ekspertëve, duhet ta kenë hedhur drogën në breg, kur panë që ajo ishte dëmtuar.
Për këtë ngjarje po bëhen hetimet, të cilat fillimisht nisën me deklaratën në polici të gazetarit të ABC News, Simon Shkreli. /abcnews.al