Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Afërdita Dreshaj befason në muajin e 6-të të shtatzanisë, linjat trupore janë të pabesueshme

schedule07:21 - 11 Nëntor, 2020

schedule 07:21 - 11 Nëntor, 2020

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl bënë me dije pak javë më parë se do të bëhen prindër për herë të parë. Përmes një video që publikoi në rrjete sociale, modelja zbuloi se do të bëhen me një djalë. “Do të bëhemi me djalë! Vogëlushi Kindl po vjen, mars 2021”, shkroi Dreshaj.

Por, fakti se Afërdita nuk vërehet pothuajse fare se është shtatzënë ka shkaktuar reagime në rrjet. Madje, ka patur nga ata që kanë shkuar deri aty duke hamendësuar se nuk po pret një fëmijë. Së fundmi, modelja ka publikuar një fotografi në muajin e gjashtë duke befasuar sërish pasi mezi vihet re se është në pritje të ëmbël.

“6 muajshe shtatzzënë”, ka shkruar ajo. Afërdita ka zbuluar se e kanë patur në plan një fëmijë, dhe se ka ardhur në kohën që ata kanë dëshiruar. “Po, e kishim në plan dhe ndodhi menjëherë, prandaj nuk mund ta besonim dhe ishim shumë të lumtur”, ka treguar Afërdita. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!