Shënohen 580 viktima dhe mbi 35 mijë raste me COVID-19 në Itali

schedule18:23 - 10 Nëntor, 2020

schedule 18:23 - 10 Nëntor, 2020

Rastet me COVID-19 në Itali vijojnë të jenë në rritje.

Gjatë 24 orëve autoritetet shëndetësore bën me dije se janë raportuar 35,098 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 580 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 42,330.

Lombardia mbetet rajoni me shifrat më të larta të infeksioneve, e cila ka regjistruar 11 mijë raste e ndjekur nga Piemonte me 3,659 raste ne 24 orë./abcnews.al/