Rama për negociatat: Shqipëria ia doli, Basha: Krimi mban peng vendin

schedule20:54 - 26 Qershor, 2018

schedule 20:54 - 26 Qershor, 2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimti të ministrave të jashtëm të BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në qershor të viti 2019. Përmes një postim i në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar, në sajë të rezultateve të reformave.

“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”– shkruan kryeministri.

Sipas kreut te ekzekutivit shqiptar vendimi erdhi si rezultat i reformave qe bënë që dhe më skeptikët të njohin meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Mesazhi i Ramës mbyllet duke deklaruar se një betejë tejet e vështirë u fitua, por lufta vijon.

Por ndryshe e lexon opozita këtë vendim të Këshillit Europian. Kreu i Partisë Demokatike Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi të bërë publik në rrjetet sociale shkruan se: “Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë po refuzues.”
Sipas kryedemokratit Basha tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane./abcnews.al