“Apeli” rikthen në garë për në “Kushtetuese” kandidaten e skualifikuar, Zhaklina Peto

schedule16:39 - 10 Nëntor, 2020

schedule 16:39 - 10 Nëntor, 2020

Gjykata Administrative e Apelit rikthen në garë për në Gjykatën Kushtetuese kandidaten e skualifikuar, Zhaklina Peto.

Apeli prishi vendimin e KED të datës 5 tetor, qe ndaloi kandidimin e Petos për mosplotësim të kushteve ligjore.

Sipas vendimit të Apelit, KED duhet të rimarrë në shqyrtim kandidaturën e saj.

Të premten Apeli Administrativ rrëzoi vendimin e KED për ndalim kandidimi për Eugen Papandilen.

n.d./abcnews.al