Donald Trump akuzon Pfizer se vonoi lajmin e vaksinës për t’i mohuar atij fitoren

schedule14:53 - 10 Nëntor, 2020

schedule 14:53 - 10 Nëntor, 2020

Donald Trump, ka akuzuar Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, si dhe prodhuesin e barnave Pfizer se ata nuk e dhanë më parë njoftimin për një vaksinë kundër Covid-19, për t’i mohuar atij “një fitore të vaksinës, para zgjedhjeve”.

Komentet e tij erdhën pasi Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech, njoftuan se vaksina e tyre kundër koronavirusit ishte më shumë se 90% efektive në provat klinike.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump pretendoi se gjithmonë e kishte ditur se “Pfizer dhe të tjerët do ta shpallnin lajmin e një vaksine vetëm pas zgjedhjeve” dhe se Administrata e Barnave dhe Ushqimit duhet ta kishte njoftuar këtë më herët, “jo për qëllime politike, por për të kursyer jetë.”

Ai gjithashtu pohoi se vaksina nuk do të ishte në dispozicion “për katër vite të tjera, nëse Joe Biden do të kishte qenë president”.

Trump nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin e tij dhe komenti i tij mbi Biden ishte pavarësisht faktit se rezultatet e zgjedhjeve tashmë dihen.

Nga ana tjetër, zyra e Presidentit të zgjedhur Joe Biden uroi prodhuesit  në zhvillimin e vaksinës. Deklarata, megjithatë, u bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë të zbatojnë protokollet Covid-19, duke shtuar se do të duhen shumë muaj derisa të vaksinohet e gjithë popullsia e SHBA-së. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!