Zbulohet oferta finale për Mbappe, Neymar nis “lojën” për të ardhmen

schedule10:56 - 10 Nëntor, 2020

schedule 10:56 - 10 Nëntor, 2020

Neymar dhe Kylian Mbappe mbeten dy lojtarët më të dëshiruar në merkato dhe normalisht për t’i transferuar ata duhet të paguash shifra të majme te PSG. Situata e brazilianit ka ndryshuar, pasi tani dëshiron të rinovojë.

Telefoot në Francë raporton se Neymar ka pasur një bisedë me drejtorin sportiv Leonardo dhe ia ka shprehur dëshirën për të nënshkruar marrëveshjen re, që do e mbulonte atë në “ar”. Thuhet se braziliani kërkon të fitojë të paktën 600 mijë sterlina në javë.

Kjo i mbyll dyert Barcelonës, sidomos në këtë moment që po përjeton një krizë të thellë financiare. PSG nga ana tjetër nuk është se e ka me ngut rinovimin me Neymar. Prioritet për momentin mbetet Kylian Mbappe, pasi kampioni i botës më parë ia ka shprehur klubi dëshirën për t’u larguar verën e ardhshme.

Mbappe ka edhe dy vite kontratë dhe në fund të këtij sezoni do të donte të provonte një eksperiencë të re. Real Madrid mbetet klubi që e kërkon me ngulm sulmuesin, por në Spanjë raportojnë se Florentino Perez nuk ofron asnjë cent më shumë mbi shifrën 120 milion euro.

Si klube të interesuara për Mbappe janë përmendur edhe Liverpool e Juventus, por të gjithë duhet të marrin parasysh koston e lartë të këtij transferimi në një periudhë jo të lehtë në aspektin financiar, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!