Jakup Krasniqit para Speciales, vajza prek me fjalëT e saj: Babi, zëri yt në Hagë, drodhi tokën shqiptare

schedule09:02 - 10 Nëntor, 2020

schedule 09:02 - 10 Nëntor, 2020

Vajza e ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gresa prek me mesazhin e saj pas paraqitjes së babait të saj në Tribunalit Special në Hagë.

Gresa përmes një postimi në facebook shkruan se babai i saj do të kthehet fitimtar në tokën shqiptare.

Babi, Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot. Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty.Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar. Të presim babi dhe të duam shumë!”, ka shkruaj vajza e Krasniqit.

Ndërkohë një ditë më parë zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë, ku dhe ka mohuar aktakuzën e ngritur ndaj tij. e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!