Zbulohet kafka 2 milion vjeçare, “kushëri” i njeriut modern

schedule09:28 - 10 Nëntor, 2020

schedule 09:28 - 10 Nëntor, 2020

Studiuesit australianë kanë zbuluar një kafkë dy milion vjeçare në Afrikën e Jugut dhe thonë se hedh më shumë dritë në evolucionin njerëzor.

Kafka ishte një “Paranthropus robustus” mashkull , një “specie kushëri” i Homo erectus, specie që mendohet të jetë paraardhës i drejtpërdrejtë i njerëzve modernë.

Të dy speciet jetuan në të njëjtën kohë, por Paranthropus robustus vdiq më herët, përcjell abcnews.al.

Ekipi hulumtues e përshkroi gjetjen si emocionuese. “Pjesa më e madhe e të dhënave fosile është vetëm një dhëmb i vetëm këtu dhe atje, kështu që të kesh diçka si kjo është shumë e rrallë, me shumë fat“, tha Dr Angeline Leece për BBC.

Studiuesit, nga Universiteti La Trobe i Melburnit, gjetën fragmentet e kafkës në vitin 2018 në Drimolen në veri të Johanesburgut.

Ajo u zbulua vetëm disa metra larg nga një vend ku një kafkë “Homo erectus” e një fëmije në moshë të njëjtë u zbulua në vitin 2015.

Arkeologët pastaj kaluan vitet e fundit duke bashkuar copa dhe duke analizuar fosilet. Gjetjet e tyre u botuan në revistën Nature, Ecology and Evolution të martën.

Bashkë-studiuesi Jesse Martin i tha BBC se trajtimi i pjesëve fosile ishte si të punoje me “karton të lagur”, duke shtuar se ai kishte përdorur kashtë plastike për të thithur gjurmët e fundit të papastërtisë prej tyre. g.v/abcnews.al