Firmosi tërheqjen, armenët dalin në shesh të revoltuar kundër kryeministrit: Turp për ty

schedule23:49 - 9 Nëntor, 2020

schedule 23:49 - 9 Nëntor, 2020

Armenët nuk e pranojnë tërheqjen e kryeministrit të vendit të tyre Pashinyan nga lufta me Azerbajxhanin në rajonin e Karabakut. Mijëra qytetarë kanë dalë në shesh pas lajmit duke  sulmuar ndërtesat qeveritare në Jerevan me thirrjet “Turp për ty” kundër kreut të qeverisë. Ata e kundërshtojnë paktin që Pashinyan firmosi me Azerbajxhanin me ndërmjetësimin e Rusisë.

Pas tërheqjes së Armenisë, Azerbajxhani ruan territorin që rimori në Nagorno-Karabakh. Kryeministri armen shkroi se vendimi që mori ishte shumë i vështirë.

Unë nënshkrova një deklaratë me presidentët e Rusisë dhe Azerbajxhanit për t’i dhënë fund luftës së Karabakh. Teksti i deklaratës është i dhimbshëm për mua personalisht dhe për popullin tonë.

Unë e mora këtë vendim si rezultat i një analize të thellë të situatës. Gjithashtu duke u bazuar në besimin se kjo është zgjidhja më e mirë në situatën e krijuar. Mora një vendim shumë, shumë të vështirë

Nuk është fitore, por nuk ka humbje. Ky duhet të jetë fillimi i bashkimit tonë kombëtar. Ne duhet të analizojmë për të planifikuar të ardhmen tonë dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Luftuam deri në fund. Rroftë Armenia” tha kryeministri armen Pashinyan.

Azerbajxhani dhe Armenia ranë dakord të vendosnin forcat paqeruajtëse ruse në Karabakh. Me marrëveshjen paraprake, trupat ruse do të veprojnë si një kordon demarkacioni midis forcave kundërshtare. Së bashku me këtë, palët arritën një marrëveshje mbi pjesëmarrjen aktive të qeverisë turke në zgjidhjen përfundimtare të problemit të Karabakh./ db/Abcnews.al