Tirana është tema e diskutimeve në emisionin Pressing në ABC. Nevil Dede flet rreth dyshes Batha-Torassa, për të cilin klubi pagoi nga 2 milion lekë të vjetra për secilin, në mënyrë që të ishin të gatshëm për sfidën me Teutën. I pari, kapiteni i bardhebluve, e nisi si titullar, ndërsa argjentinasi ofensiv qëndroi në stol, vendim për të cilin trajneri i Shqipërisë U19 nuk bie dakord.
“Pyetni Egbonë se me çfarë skemë luajti. Tirana kujtoi se do ishte e thjeshtë, e Kukësin pati edhe fat. Ka mungesa lojtarësh, është e vërtetë. Ismajlegeci dhe Çelhaka janë pjesë e rëndësishme. Më bëri përshtypje që Torassa u la në stol. Duhet të silleshin njësoj si me Bathën, edhe Torassa është lider.
Kjo tregon se diçka nuk shkon aty, duhet t’i menaxhosh të dy. Paguan lekë që të luanin, por nuk shkon që njëri u fut në fushë dhe tjetri qëndroi në pankinë. Bënë të dy të njëjtin gjest dhe u dënuan për të njëtin veprim, duhen trajtuar njësoj. Tirana la shumë për të dëshiruar në 60 minuta përballë Teutës. Pse nuk luan Torassa në formacion? Ka bërë dy përshtatje në formacion dhe ka gabuar”, deklaroi Dede.
Starova në lidhje me Tiranës shtoi: “Egbo nuk ka bërë ndonjë gabim me Bathën dhe Torassën. Tirana luajti kundër ekipit që pretendon për titull. E kemi thënë se Tirana nuk do të jetë super skuadër dhe do e ketë të vështirë të dalë kampion. Mos u çudisni, Tirana është në garë për të dalë kampion si Laçi e Teuta.
Është ndryshe nga vjet. Akoma nuk nisur kampionati mirë. Nuk kam qenë i kënaqur me merkaton që bëri Tiranë. Ata fituan më shumë lekë se të tjerët. Nuk mori Mustën, Dejvi Bregun. Teuta e Laçi bënë merkato më të mirë, sipas mendimit tim”. /abcnews.al