Tani është gjithçka zyrtare. Fiorentina ka shkarkuar Giuseppe Iachinin nga roli i trajnerit (drejtonte ekipin nga Firence prej dhjetorit të vitit të kaluar) dhe vendin e tij e ka zënë Cesare Prandelli. Ky i fundit rikthehet pas 10 vitesh te Fiorentina, ekip të cilin e drejtoi në periudhën 2005-2010.
Bentornato Cesare Prandelli ⚜️#ForzaViola ? #Fiorentina pic.twitter.com/irHp1oE95b
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) November 9, 2020
Prandelli, i cili ka provuar edhe një aventurë në pankinën e kombëtares italiane me të cilët u shpall nënkampion Europe në vitin 2012, do të zhvillojë nesër paradite seancën e parë stërvitore me Fiorentinën. Një koment rreth trajnerit të ri bëri edhe Rocco Commisso.
? Cesare Prandelli ⚜️? #ForzaViola ? #Fiorentina pic.twitter.com/GLffx2WR1f
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) November 9, 2020
“Dua t’i uroj mirëseardhjen time personale tranerit Prandelli. Ne besojmë se aftësitë e tij, historia e tij profesionale dhe ana e tij njerëzore, e njohur dhe vlerësuar nga e gjithë bota e futbollit, e bëjnë personin më të përshtatshëm për t’u ulur në stolin e Fiorentinës. Ishte kandidati ideal“, deklaron presidenti i Fiorentinës. /abcnews.al