Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të naftëtarëve me kryeministrin Rama pas daljes nga greva të grave greviste.
Në përfundim të takimit, kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj u shpreh për mediat se naftëtarët nuk kanë nevojë për premtime boshe, por për plotësimin e dy kërkesave për të cilat kanë kohë që luftojnë.
Dautaj theksoi se marrja e pagave të prapambetura është e panegociueshme por që kthimi i tyre nuk u mor përsipër nga asnjë.
Sa i përket vijimit të grevës, Dautaj tha se do të shihet nëse do të mbahen premtimet e bëra gjatë ditës së sotme ndërsa vendimin për vazhdimin e grevës e marrin 900 naftëtarë.
LEXO edhe: Rama pas takimit me naftëtaret: Propozuam mbështetje financiare nga qeveria
“Shteti merr përsipër vënien në punë të Uzinës. Ne vërtetë jemi përfaqësi por nuk marrim dot vendime. Nuk bëhet fjalë që kemi mbetur të kënaqur, do shohim në vijim si do shkojë. Gjithçka do të diskutohet me kolegët nëse do bien dakord apo jo. Nëse do vijojë greva apo jo, vendimin e marrin 900 naftëtarë. Pika e panegociueshme janë pagat, të cilat nuk u morën përsipër nga asnjë palë. Takim të dytë do të ketë nëse do të mbahen premtimet”, u shpreh Dautaj.
n.d./abcnews.al