Giuseppe Iachini i ka orët e numëruara te Fiorentina. Trajneri do të shkarkohet për shkak të rezultateve negative, me ekipin nga Firence që ka grumbulluar vetëm 8 pikë në 7 javë kampionat.
Drejtuesit e klubit italian kanë zgjedhur Cesare Prandellin si trajnerin e ri. Bëhet fjalë për një rikthim te Fiorentina, ekip të cilin 63-vjeçari e ka drejtuar në vitet 2005-2010.
Prandelli, i cili drejtoi edhe Italinë (dërgoi të kaltrit në finalen e Euro 2012), ia doli të dërgojë ekipin viola në çerekfinalet e Champions League në sezonin 2009/2010.
Garimi fantastik në kompeticionin e më të fortëve, u ndal nga Bayern Munchen, që u kualifikua vetëm falë një goli të shënuar më shumë jashtë fushe. /abcnews.al