Kohë tranzicioni, Trump shkarkon nga detyra ministrin e Mbrojtjes

schedule19:20 - 9 Nëntor, 2020

schedule 19:20 - 9 Nëntor, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump ka pushuar nga detyra ministrin e Mbrojtjes Mark Esper. Lajmin e ka bërë vetë ai të ditur me anë të një postimi në mediat sociale.

Në vendin e tij, Trump njofton se ka emëruar Christopher C. Miller ndërsa shprehet i bindur se i sapoemëruari do të bëjë një punë shumë të mirë.

Po ashtu, presidenti e falenderon Esper për punën e kryer deri më tani. Miller do të jetë ministri i pestë i Mbrojtjes që do të shërbejë nën Trump gjatë katër viteve të presidentit në detyrë.

Postimi

“I kënaqur të njoftoj se Christopher C. Miller, Drejtori shumë i respektuar i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit (konfirmuar unanimisht nga Senati), do të jetë Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes… Chris do të bëjë një punë të MADHE! Mark Esper është pushuar. Dëshiroj ta falënderoj për shërbimin e tij.”  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!