Ka ngordhur macja Gli e famshme botërore, e cila ishte pjesë e xhamisë ikonike ‘Shën Sofia’.
“Macja e Ajasofjes, Gli, e cila po trajtohej në një klinikë veterinare private në rrethin Levent të Stambollit që nga 24 shtatori, fatkeqësisht ngordhi për shkak të moshës së saj të vjetër”, u shpreh Ali Yerlikaya, guvernatori i metropolit turk.
“Ne nuk do të të harrojmë kurrë, Gli”, shtoi guvernatori, krahas fotografisë së maces postuar në Twitter.
Kujtojmë që Gli ishte një mace e bukur europiane, e cila kishte jetuar pjesën më të madhe të 16 viteve të jetës së saj brenda mureve shekullore, dhe ishte bërë e preferuara në mesin e të gjithë turistëve që e vizitonin Hagia Sophia-n. l.k/abcnews.al