Këngëtarja e njohur, Adele është rikthyer në vendlindje për të punuar rreth albumit të saj të ri. Ajo dëshiron ta kthejë gjithë fokusin në muzikë dhe të sigurohet që secila këngë e albumit të ardhshëm, është e përkryer.
“Adele dëshiron të jetë larg vëmendjes së mediave gjatë qëndrimit të saj në Britani të Madhe. Dhe kjo gjë është fare e lehtë tani, kur mund ta mbulosh fytyrën me një palë syze të mëdha dhe një maskë. Njerëzit nuk po e njohin atë në rrugë, si më parë. Për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, ajo nuk ka pasur rastin të lancojë muzikë të re, prandaj është fokusuar në finalizimin e çdo kënge në mënyrë të përkryer”, u shpreh një burim i këngëtares për gazetën “The Sun”.
Lajmi për angazhimin e këngëtares 32-vjeçare në përfundimin e albumit të ri, vjen pasi Adele e kishte pranuar që nuk ka fare ide se kur do të lancohet ai për publikun.
Kujtojmë që së fundmi, Adele ka qenë në qendër të mediave të huaja, pasi u përfol se është në një lidhje dashurie me reperin e njohur, Skepta. l.k/abcnews.al