Kreu i qeverisë Edi Rama do të jetë pasditen e sotme në Ballsh për të hedhur një hap drejt dialogut me gratë naftëtare të cilat sot futen në ditën e 26 të grevës së urisë pasi pasuan burrat të cilët qëndruan të “ngujuar” për 20 ditë me radhë.
Burime bëjnë me dije për gazetaren Esiona Konomi se kreu i qeverisë do të shkojë në Ballsh në orën 18:00 për t’u takuar me naftëtaret. Ndërkohë gratë naftëtare kanë dalë nga greva mes duartrokitjeve.
Këto të fundit deklaruan dje se do të lënë grevën për pak orë për t’u ulur në bisedime me kreun e qeverisë, por paralajmëruan se nëse ai nuk do i japë zgjidhje problemit të tyre ato do të “ngujohen” sërish.
Pikë e panegociueshme në kërkesat e tyre janë pagat e prapambetura, ndërsa kërkojnë të zgjidhet edhe vijimësia e punës në rafineri. /mv.abcnews.al