Fitorja me Interin (3-2) në duelin e mesjavës në Champions League dha shpresa për rikthimin e Realit që njohim, por kampionët e Spanjës u rikthyen te humbja. Djemtë e Zinedine Zidane u turpëruan 4-1 në fushën e Valencias, duke humbur një shans të mirë për t’iu afruar Sociedadid të vendit të parë.
“Los Blancos” kaluan të parët në avantazh falë një eurogoli të Karim Benzema në minutën e 23-të, por më pas skenën e morën lojtarët e skuadrës vendase. Solar barazoi shifrat pas një penalltie të ekzekutuar për herë të dytë, ndërsa Varane realizoi autogol në fundin e pjesës së dytë.
FINAL #ValenciaRealMadrid 4-1
? ¡ReAMUNTada!?
?? ¡El @valenciacf vence en Mestalla! #LaLigaSantander #ResultadosLS pic.twitter.com/siWMKRm1UD
— LaLiga (@LaLiga) November 8, 2020
Dy golat e tjerë u shënuan sërish nga 23-vjeçari Solar. Valencia përfitoi dy penallti të tjera dhe spanjolli nuk gaboi përballë Courtois, duke i dhuruar tre pikë fantastike ekipit të tij. /abcnews.al