Real Madrid po luan sonte në një fushë tradicionalisht të vështirë si ajo e Valencias, edhe pse kundërshtari i këtij sezoni ka mjaft probleme. Kampionët në fuqi ia kanë dalë të zhbllokojnë takimin në minutën e 23-të, falë një eurogoli të Karim Benzema.
Kombinime të bukura të “Los Blancos” dhe “predhë” e sulmuesit francez, i cili gjeti golin e katërt në La Liga. Festa e ekipit të Zidane zgjati vetëm shtatë minuta. Vendasit fituan një penallti dhe ekzekutimin e mori përsipër Carlos Soler.
Goditja u prit nga Courtois, topin e rikthyer 23-vjeçari e përplasi në shtyllë, duke gabuar për herë të dytë. Mbrojtja e Realit e pavëmendshme dhe topi i rikthyer nga shtylla u shfrytëzua nga Yunus Musah. 17-vjeçari e dërgoi në rrjetë më në fund.
Gjithsesi, teknologjia VAR ndërhyri dhe pasi pa pamjet, arbitri kryesor vendosi që penalltia të përsëritej, pasi Musah u fut në zonë pa u gjuajtur topin. Solar nuk gaboi kësaj radhe, edhe pse gardiani i Realit ia kuptoi sërish krahun. /abcnews.al