Milani e ka nisur shumë keq sfidën në “San Siro” me Hellas Veronën. Takimi është zhbllokuar në minutën e gjashtë dhe miqtë kanë kaluar në avantazh.
Këndore për Hellas, goditja me kokë e Federico Ceccherini u ndal në traversë dhe aty përfitoi Antonin Barak, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Goli i dytë në Serie A për mbrojtësin çek dhe avantazh i rëndësishëm për djemtë e Ivan Juric, teksa tani pritet reagimi i kuqezinjve të Stefano Piolit. /abcnews.al