Koronavirusi ka arritur të zgjerojë përhapjen e tij ditë pas dite dhe në Itali ka ardhur koha e valës së dytë. Çdo ditë klubet e Serie A dhe jo vetëm raportojnë për lojtarë të infektuar, ndërkohë që së fundmi është prekur edhe Roma.
Edin Dzeko u raportua pak ditë më parë si i infektuar, ndërkohë që i radhës është talenti i portës, Pietro Boer. 18-vjeçari është pjesë e ekipit të dytë të Romës, por gjatë javëve të fundit është thirrur nga Fonseca në ekipin e parë dhe është stërvitur me ta.
Lajmin e bën të ditur vetë talenti në rrjetet sociale. Sipas raportimeve të medieve italiane e gjithë skuadra ka rezultuar negative në teste. Lajm i mirë edhe për yllin e kombëtares sonë, Marash Kumbulla, i cili në rast infektimi do të ishte edhe jashtë ekipit kuqezi në grumbullimin e këtij muaji. /abcnews.al