Nesër në 12:30 Juve përballet me Lacion dhe përpara kësaj sfide të rëndësishme ka folur trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo. Ish-mesfushori e di rrezikun që e pret nesër dhe tregon një pjesë të planit për të përballuar skuadrën kryeqytetase, që në fakt vjen me disa mungesa, mes tyre edhe Strakosha.
LAZIO – “Do të jetë ndeshje e bukur sepse Lazio-Juventus është një ndeshje e mirë për tu luajtur. Do jetë ndeshje e vështirë, Lazio është ekip i shkëlqyer dhe ata e kanë treguar këtë vitet e fundit.
Ne kemi parashikuar se ata do luajnë 3-5-2 me një mbrojtje shumë të zgjuar. Ata janë shumë të mirë në rinisje, mbyllen shumë prapa dhe pastaj përpiqen të nisen sërish, sidomos me sulmuesit e tyre dhe me Milinkovic-Savic. Do të duhet të luajmë një lojë të kujdesshme, të bëjmë pak gabime teknikisht në mënyrë që të mos lejojmë kundërsulmet e tyre.”
JUVE SI KANTIER – “Ne jemi në ndërtim, por pikët numërohen dhe ndeshjet janë gjithnjë e më të rëndësishme. Nesër është edhe për klasifikimin, edhe për ndërtimin e ekipit dhe duhet ta përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
MORATA – “Unë e njihja atë si lojtar që ndihmon më shumë ekipin, sesa finalizon. Është gjithmonë në qendër të lojës, ne i përfshijmë shumë sulmuesit tanë dhe Morata po bën shumë mirë si në fazën e sulmit, ashtu edhe në fazën e finalizimit”.
FYTYRA E JUVES NESËR – “Do të doja të shihja një ekip të sigurt dhe dominues të ndeshjes. Të jemi gjithmonë në pozicionet e duhura për qëllimin e një ndeshje të vështirë si ajo e nesërmja.
TRAJNERI I JUVES – “E bukur, emocionuese. Unë hyra ngadalë, por menjëherë u ndjeva i qetë në këtë rol dhe në këtë klub. Por unë jam vetëm në fillim dhe mund të rritem akoma më shumë”, u shpreh Pirlo. /abcnews.al