Giorgio Chiellini ndalet sërish. Kapiteni i Juventusit ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme, duke humbur ndeshjen jashtë fushe me Lazion (e diel, 12:30).
36-vjeçari ka pësuar shumë dëmtime në dy sezonet e fundit. Në mesjavë u rikthye të luajë një takim të plotë, atë ndaj Ferencvaros në Champions (bardhezinjtë fituan 1-4), teksa problemi në kofshën e djathtë e ka frenuar përsëri.
Ndërkohë, një tjetër lojtar i Interit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lojtarët e Antonio Contes kanë kryer tamponët para duelit jashtë fushe me Atalantën (e diel, 15:00).
? | COMUNICATO
FC Internazionale Milano comunica che Daniele Padelli è risultato positivo al Covid-19
? https://t.co/CjVzPcO3Fr #FCIM
— Inter (@Inter) November 7, 2020
I infektuari është Daniele Padelli, portieri 35-vjeçari i skuadrës zikaltër. Italiani nuk ka asnjë simptomë, gëzon shëndet të mirë dhe ka nisur menjëherë karantinën. /abcnews.al