Uragani Eta shkakton mbi 57 viktima dhe 150 të zhdukur

schedule13:02 - 7 Nëntor, 2020

schedule 13:02 - 7 Nëntor, 2020

Uragani Eta ka shkaktuar përmbytje të mëdha ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë Amerikën Qendrore u rrit në 57.

Ndërkohë deri më tani raportohen 150 të zhdukur.

Stuhia ka qenë shumë e fuqishme dhe tani do të rrisë sërish fuqinë e saj teksa drejtohet në Ishullin Cayman, Kubë dhe më pas në Florida.

Të enjten forcat e ndihmës së shpejtë nuk kanë arritur të hyjnë në zonë për shkak të rrugëve të përmbytura. Forcat e ushtrisë kanë mbërritur dje në fshat për të kërkuar për persona të mbijetuar.

Uragani ka prekur tokën të martën në brigjet e Karaibeve të Nikaraguas, kur stuhia ishte e kategorisë 4, me erëra deri në 140km/orë por është dobësuar gjatë kalimit të saj në Nikaragua dhe Honduras.

Shirat e furishëm kanë goditur edhe brigjet e Costa Rikës, Panamasë, El Salvador, si dhe Meksikën, ku autoritetet e Chiapas, një nga shtetet më të varfra të Vendit-kanë njoftuar gjetjen e të paktën 20 viktimave. Sipas qendrës së monitorimit të uraganeve amerikane (Nhc), Eta do të godasë Kubën nesër, duke vazhduar më pas rrugën drejt Floridas së Jugut./abcnews.al