Binjaket që u martuan me binjakë dhe lindën fëmijë binjakë

schedule10:58 - 7 Nëntor, 2020

schedule 10:58 - 7 Nëntor, 2020

Diane dhe Darlene ishin vetëm 27-vjeç kur u njohën me dy binjakët Craig dhe Mark. Darlene tregon se kishte shkuar se bashku me të motrën në një festival vjetor të binjakëve të qytetit Twinsburg, Ohio ku u takuan për herë të parë me vëllezërit, që më pas do të bëheshin burrat e tyre të ardhshëm, sipas “The Guardian”.

Diane u tërhoq nga Marku. Unë mendova sen Craig ishte më i butë (megjithëse për këdo tjetër mund të ishin të padallueshëm) Ata na ftuan për drekë të nesërmen në Cracker Barrel dhe shkëmbyem adresat e postës elektronike para se të largoheshim.

Kur Darlene dhe unë u kthyem në punë, ne punonim si sekretare ligjore, në të njëjtën firmë, pas shkollës së mesme, secila nga ne mori një email nga binjakët tanë të preferuar. Ndihej si fat. Ne jetonim në Illionis dhe ata në Teksas, ku punonin si krijues webi për ekipin e bejsbollit Houston Astros. Ata erdhën për vizitë, ne u takuam dy herë dhe udhëtuam së bashku.“, tha Darlene.

Propozimin për martesë e morën në mars të 1999-ës. “Darlene dhe Mark donin të mbeteshin shtatzënë menjëherë, por unë dhe Craig donim të prisnim. Në fund, isha unë ajo që mbeti shtatzënë e para, pasi Darlene kishte një abort spontan – kjo ishte e vetmja kohë që të qenit kaq afër emocionalisht dhe fizikisht ishte e vështirë.

Në ekografinë time të parë, ata gjetën dy rrahje zemre: binjakë. Nuk mund ta besoja. Brady dhe Colby kanë lindur me 11 minuta diferencë, në qershor 2001. Në kohën kur djemtë tanë lindën, Darlene ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë, Reagan, tani 19. Ajo kishte një vajzë tjetër, Landry, 17, dhe ne patëm një djalë të tretë, Holden, 15.

Binjakët identikë Mark dhe Craig Sanders u shfaqën SOT me gratë e tyre, binjakët identikë Diane dhe Darlene Sanders, dhe pesë fëmijët e tyre të kombinuar, përfshirë djemtë identikë të Craig dhe Diane, Colby dhe Brady.

 Vajzat e Darlene, të cilat kanë vetëm 16 muaj larg, i pyesin vazhdimisht nëse janë binjake. Ndonjëherë, fëmijët çmenden kur po i tregojmë dikujt historinë tonë, por ne u themi atyre: “Për shkak të kësaj historie ekzistoni”. Kurrë nuk do të mërzitem duke e thënë: Ndihem shumë e bekuar.“, thotë ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!