Shqipëria luan më 11, 15 dhe 18 nëntor kundër Kosovës, Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Trajneri Edy Reja ka shpallur listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion, gjatë konferencës për shtypin që organizon Federata Shqiptare e Futbollit. Më pas ai edhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Për shkak të situatës aktuale, lista mund të pësojë ndryshime dhe në listën e pritjes është edhe mbrojtësi Marsel Ismajlgeci. Jashtë mbeten tre mbrojtës, Jon Mersinaj, Enea Mihaj dhe Kastriot Dermaku, të tre të dëmtuar, ndërkohë rikthehet Ardian Ismajli. Të dënuarit, edhe pse jo zyrtarisht, Hysaj, Balaj dhe Cikalleshi janë rikthyer sërish në kombëtare, sikurse në listë janë edhe emra si Gjasula e Selahi, që nuk ishin në grumbullimin e fundit.
Roshi, Bare, Kamberi dhe Strakosha nuk do të jenë për këto tre ndeshje. Dy të parët janë të dëmtuar, kurse Kamberi i infektuar me COVID-19. Sa i takon portierit, për të situata ka qenë e paqartë kohët e fundit, pasi ka dalë herë pozitiv e herë negativ. Bie në sy edhe mungesa e Armando Sadikut./abcnews.al
LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR NË KOMBËTARE PËR MIQESOREN ME KOSOVËN DHE NDESHJET KUNDËR KAZAKISTANIT DHE BJELLORUSISË
Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Marco Molla
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Hysen Memolla, Frederic Veseli, Albi Doka, Ardian Ismajli
Mesfushorë: Ledian Memushaj, Lindon Selahi, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj
Sulmues: Bekim Balaj, Armando Broja, Rey Manaj, Giacomo Vrioni, Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi