Etrit Berisha dhe Frededic Veseli kanë zbritur në fushën e lojës sonte, në përballjen mes SPAL dhe Salernitana. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin e pastër 2-0.
Portieri i kombëtares shqiptare e ka bërë detyrën e tij, duke e mbajtur rrjetën të paprekur. Nga ana tjetër Veseli ishte pozicionuar në krahun e majtë të mbrojtjes.
SPAL me triumfin e marrë e parakaloi Salernitanën, duke u ngjitur në vendin e katërt me 12 pikë pas 7 ndeshjesh. / abcnews.al