Ottmar Hitzfeld, trajneri i njohur që ka drejtuar me sukses edhe Bayern Munichm, së fundmi ka dhënë një intervistë për Ruhr Nachrichten dhe flet për shumë çështje. Talentet e së ardhmes ka qenë një prej temave dhe Hitzfeld thur lavde për tre talente të Borussia Dortmund.
“Haaland është një lojtar i pabesueshëm përpara portës. Ai ëshët dinamik, i shpejtë dhe ka mentalitetin e duhur”, thotë fillimisht trajneri, ndërkohë që nuk ndalet me kaq.
“E njëjta gjë vlen edhe për Sancho, i cili ka klas, teknikë, shpejtësi dhe vizion të jashtëzakonshëm të lojës. Megjithatë, për mua, talenti i së ardhmes është Gio Reyna”, mbyll Hitzfeld, i cili vlerëson maksimalisht amerikanin e verdhezinjve. /abcnews.al

