E ndërsa Trump po i drejtohet humbjes zyrtare dhe Joe Biden Shtëpisë së Bardhë, Presidenti aktual vështirë se do të pranojë lehtë disfatën.
Disa nga këshilltarët e tij në Shtëpinë e Bardhë kanë filluar që të largohen pas kthimit të rezultatit të votimeve në Pensilvani dhe Georgia, pasi janë një tregues i qartë se Presidenti nuk do të rizgjidhet, shkruan CNN.
“Ka mbaruar”, tha një këshilltar kryesor i administratës. Këshilltari vazhdoi duke thënë se ka shqetësime për atë që do të bëjë Trump, nëse ai do ta pranojë humbjen.
“Zoti. Kush e di”, tha këshilltari kur u pyet se çfarë mund të bënte Trump më pas. Në vijim, ai tregoi edhe një prapaskenë, kur tha se shumë zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë po tundnin kokën pas shumë deklarimeve të Trump të enjten në mbrëmje për manipulim të votave.
Një këshilltar i fushatës e përshkroi Trump si të izoluar në pretendimet e tij për manipulim të votave. “Ai është vetëm” tha ai. Po i njëjti këshilltar, shtoi se ka ende disa ndihmës rreth presidentit që i thonë atij atë që dëshiron të dëgjojë./ db/Abcnews.al