Agjenti i ri 007 do të jetë një grua. Spekulimet se Lashana Lynch do të luajë James Bond në filmin “No Time to Die” janë konfirmuar. Duke folur për rolin gjatë një interviste për “Harpers Bazaar”, aktorja konfirmoi lajmin ndërsa adresoi abuzimin në internet me të cilin u përball kur thashethemet qarkulluan për herë të parë në fillim të këtij viti.
“Unë jam një grua e zezë. Nëse do të ishte një tjetër grua e zezë në rol, do të ndodhte e njëjta gjë, ajo do të kishte të njëjtat sulme, të njëjtin abuzim.”, tha Lynch duke shtuar: “Thjesht duhet t’i kujtoj vetes se kjo gjë po ndodh dhe se unë jam pjesë e diçkaje që do të jetë shumë, shumë revolucionare.”
Filmi i 25-të Bond fillimisht pritej të dilte në kinema në Prill të 2020 të këtij viti, por u shty për në Prill 2021 për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Në një deklaratë, prodhuesit Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli u shprehën: “Ne e kuptojmë që vonesa është zhgënjyese për fansat, por tani shpresojmë që filmi të dalë vitin e ardhshëm“. /abcnews.al