Kastrati: U largova nga Pescara për minuta, Fiorello dhe Memushaj më të mirët

schedule12:39 - 6 Nëntor, 2020

schedule 12:39 - 6 Nëntor, 2020

Elhan Kastrati u largua nga Trapani në merkaton e verës, por jo nga Serie B. Portieri shqiptar zgjodhi të vazhdonte karrierën te Cittadella, ekip me të cilin nuk ka debutuar akoma.

Cittadella luan të dielën (15:00) jashtë fushe me Pescarën. Një sfidë kundër së kaluarës për Kastratin, i cili flet për PescaraSport24 rreth përballjes dhe tregon se pse vendosi të ndryshonte skuadër.

Te Pescara jam rritur në aspektin profesional dhe si njeri. Kam kaluar shumë mirë me të gjithë, por vendosa të largohem për të përfituar më shumë minuta aktivizim.

Të them të drejtën, të garoja për një post titullari me një portier si Fiorello ishte shumë e vështirë. Ai dhe Memushaj janë lojtarët më të rëndësishëm të Pescarës, kanë përvojë dhe janë mësuar me ndeshje decizive“, deklaron 23-vjeçari nga Hasi. /abcnews.al