Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti në një komunikim për mediat, deklaroi se grupi i punës ka përfunduar draftin e hartimit të ligjit të Presidentit.
Shameti tha se ligji është i kompletuar dhe se i jep fund ngërçeve artificiale në organizimin dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë.
“Grupi i punës ka përfunduar draftin e hartimit të ligjit. Ky draft i dakordësuar dhe i përfunduar sot do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare dhe do t’i nënshtrohet procesit të konsultimit.
Është një ligj organik, ky ligj ka analizuar dhe përfunduar në detaje të gjithë procedurën që presidenca duhet të ndjekë në ushtrimin e kompetencave të veta, marrin fund të gjitha ngërçet artificiale të lindura në vite duke pasur parasysh Kushtetutën.
Nuk bëhet fjalë për kufizime të kompetencave është elaburimi i të gjitha të drejtave të presidentit. Është një ligj i kompletuar nuk është për privilegjet e presidentit, por i jep fund ngërçeve artificiale, ka 45 nene në tërësinë e tij dhe të gjitha problematikat që ju i ngrini gjejnë zgjidhje”, tha Shameti.
/abcnews.al/