Vincenzo Montella është një emër i njohur i futbollit italian. “Aeroplani” luajti si sulmues dhe shënoi shumë gola me Romën, Sampdorian, Genoan dhe Fulham, teksa shënoi 3 gola në 20 takime të luajtura me kombëtaren italiane.
Ditë zie për 46-vjeçarin që ka humbur babanë e tij Nicola Montella, i cili është ndarë nga jeta ditën e sotme. Fiorentina, një nga ekipet që ka drejtuar Vincenzo si trajner, e ka ngushëlluar atë me anë të një postimi në Twitter.
Tutta la Fiorentina è vicina a Vincenzo Montella e ai suoi familiari, in questo momento di profondo dolore, per la scomparsa del padre Nicola.
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) November 5, 2020
Montella ka provuar të drejtojë edhe ekipet e Milanit, Romës, Sevillas, Sampdorias dhe Catanias. Ai qëndron pushim prej dhjetorit të vitit të kaluar, moment kur i dha fund aventurës së dytë në stolin e ekipit nga Firence. /abcnews.al