Kondogbia: Nder i madh të luaj me Atleticon, më në fund do punoj me Simeonen

schedule17:25 - 5 Nëntor, 2020

schedule 17:25 - 5 Nëntor, 2020

Geoffrey Kondogbia është lojtari më i ri i Atletico Madrid. “Colchoneros” paguan 15 milion euro në arkat e Valencias, teksa mesfushori firmosi një kontratë 4-vjeçare me klubin e ri. 27-vjeçri vjen nga aventurat fantastike me Monacon e Valencian dhe atë negative me zikaltrit e Interit.

Lojtari shtatlartë ka thënë fjalët e para si futbollisti i Atleticos, duke theksuar se ka dashur gjithmonë të punojë me një trajneri si Diego Simeone. “Është krenari për mua që kam ardhur në këtë klub. Nder i madh të mbaj veshur fanellën e Atleticos dhe mezi po pres të debutoj.

Jam gati të jap kontributin tim me punë dhe përkushtim, njësoj siç bëjnë të gjithë shokët e tjerë. Simeone di të përcjellë vlera të rëndësishme si puna dhe angazhimi. Ai ia del t’i përcjellës skuadrës konceptet e tij dhe lojtarët luftojnë për të arritur objektivat e klubit.

Deri sot nuk kam qenë në gjendje të punoj me një trajner të tillë. Carrasco? Jam shumë i lumtur që ritakohem me Yannick, i cili është një djalë i shkëlqyer, si në aspektin profesional dhe atë njerëzor“, deklaron mesfushori i ekipit kryeqytetas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!