Rekord në Shqipëri, 7 viktima dhe 346 pacientë në spitale

schedule16:02 - 5 Nëntor, 2020

schedule 16:02 - 5 Nëntor, 2020

421 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Si asnjëherë më parë brenda një dite, Shqipëria ka shënuar sot një rekord të zi. Zbulimi i lartë i qytetarëve të infektuar ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të testimeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë,

15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër,

11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë,

8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër,

6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje,

4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë,

2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Lajmi i vetëm i mirë sot është se janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit,  të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

COVID-19 – Statistika (5 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore             421

Të shëruar ne 24 orë         118

Të shtruar në spitale        346

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 1744

Testime totale              133,291

Raste pozitive               22,721

Raste të shëruara         11,696

Raste Aktive                  10,482

Humbje jete                   543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  5299

Durrës                  913

Fier                         806

Korçë                    664

Shkodër                594

Lezhë                     456

Elbasan                482

Vlorë                   441

Berat                   318

Kukës                  235

Gjirokastër        172

Dibër                   102

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!