Avioni ushtarak me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin niset drejt Hagës

schedule15:48 - 5 Nëntor, 2020

schedule 15:48 - 5 Nëntor, 2020

Ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi mesditën e kësaj të enjte janë nisur për në Hagë me një aeroplan ushtarak.

Mediat vendase bëjnë me dije se të tre ish-udhëheqësit e UÇK-së janë nisur së bashku për në Holandë.

Ndërkohë paraditen e e kësaj të enjtje Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit përmes një konferencë për media, ku dhe ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza.

LEXO EDHE: Hashim Thaçi jep dorëheqjen pas akuzave: Çmimi që po paguajmë për lirinë

Kadri Veseli po ashtu ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja pas konfirmimit të aktakuzës.

Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!