Dje u luajt java e parë e Kategorisë Superiore. Gjatë merkatos skuadrat kanë ndryshuar shumë dhe janë munduar të forcohen. Duke parë ndeshjet e raundit të parë mund të themi se disa afrime kanë nisur të tregojnë menjëherë veten në fushë.
Mes golashënuesve të ndeshjeve të djeshme ishin një numër i konsiderueshëm afrimesh të rinj në skuadra. Te Tirana Najdovski ishte vendimtar dhe i dha triumfin 2-0 bardhebluve ndaj Kukësit, duke shënuar dy gola brenda pjesës së parë.
Ermir Rezi dhe Devid gjetën golin ndaj Partizanit dhe i dhuruan një fitore të madhe Kastriotit ndaj të kuqve. Dunga dhe Dilaver gjithashtu udhëhoqën Vllazninë të triumfonte ndaj Apolonisë me shifrat 2-0.
Nisje e mbarë për blerjet e verës, që mund të themi se tregon se afrimet e bëra kanë qenë të kujdesshme dhe të goditura. Nisja e mbarë, gjysma e punës. /abcnews.al