Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pavarësisht fituesit në SHBA, “trumpizmi” do të jetojë akoma

schedule12:52 - 5 Nëntor, 2020

schedule 12:52 - 5 Nëntor, 2020

Nga David Smith, The Guardian

Kur të gjitha votat të numërohen,  Donald Trump mund të humbasë zgjedhjet presidenciale. Por nuk do të ketë humbje për Trumpizmin.

Demokratët kishin shpresuar që trazirat katërvjeçare, sulmet ndaj normave dhe institucioneve dhe mashtrimi – plus një pandemi që kushtoi 230,000 jetë – do të rezultonte në një  humbje të shpejtë dhe të pastër të presidentit të 45-të.

Kjo do të shihej si një sqarim për sa i përket  drejtimit të vendit, një paralajmërim për partinë Republikane që duhet të marrë në konsideratë  raportin e saj  të vitit 2013(dokument që kërkon ndryshime të mëdha në mënyrën se si partia u drejtohet pakicave, grave dhe proceseve të saj të fushatës) dhe të riformonte veten.

Por duke marrë parasysh sondazhet, asgjë nuk rezultoi e tillë. Trump u tregua elastik dhe fitoi në  në Florida, Teksas dhe shtete të tjera. Ai kishte pas vetes edhe më shumë votues të bardhë të klasës punëtore sesa në zgjedhjet e vitit 2016 dhe fitoi votën e latinëve.

Fitorja e tij në 2016, nuk i atribuohej Vladimir Putinit ose James Comey. Në vitin 2020 seksizmi, racizmi dhe gënjeshtra janë legjitimuar dhe inkurajuar nga Trump.

Kur disa amerikanë protestuan “Ne nuk jemi ata që duhet të jemi “, votuesit e Trump u përgjigjën: “Ne jemi pikërisht ata që duhet të jemi – dhe nuk do të  shkojmë askund.”

“E ashtuquajtura zemërim moral rreth presidencës së Trump nuk prodhoi ndonjë ndryshim thelbësor në mbështetjen e republikanëve,” shkroi në Twitter Eddie Glaude, një profesor në Universitetin Princeton.

“Në fakt, ai e zgjeroi bazën e tij midis votuesve të bardhë. Trump vazhdon të lulëzojë në kryqëzimin e lakmisë, egoizmit dhe racizmit. ”

Tani, nëse Trump fiton zgjedhjet, Trumpizmi fiton. Por nëse Trump humbet zgjedhjet, përsëri do të triumfojë  Trumpizmi.

Frika për humbjen e zgjedhjeve, e nxitur nga pretendimet e rreme të presidentit për mashtrim dhe të përforcuara nga media konservatore, do të jetë prezentë edhe tek një president demokrat. Lëvizja “Make America great again” – me nostalgjinë  për të krijuar një vend që nuk ka qenë kurrë – u ndërtua më tepër për  opozitën sesa për detyrën e një udhëheqësi.

Ka edhe më shumë se kaq, republikanët duket se janë në rrugën e duhur për të fituar shumicën në Senat dhe mund të përfundojnë duke fituar edhe më  shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve. Mitch McConnell, udhëheqësi i shumicës në Senat dhe Lindsey Graham u shpërblyen, dhe nuk u ndëshkuan, për të sjellë Trump në gjendjen e tij normale dhe për zbatuar vullnetin e tij. Mesazhi për aspirantët e tjerë republikanë është i qartë. Kjo është partia e Trump tani.

 

Për më tepër, McConnell do të ishte një armik i paepur për një President si Biden. Udhëheqësi i mazhorancës deklaroi se përparësia e tij kryesore ishte të sigurohej që Barack Obama të ishte një president që do të qeveriste vetëm një mandat. Ai dështoi në këtë.

Tani ai ka të ngjarë të përsërisë formulën me njeriun që shërbeu si nënkryetar i Obamës për tetë vite. Është pikërisht e kundërta e asaj që Amerikës i duhet tani: Shtëpia e Bardhë, Senat dhe Dhoma e Përfaqësuesve që punojnë së bashku dhe mendojnë si Franklin Roosevelt për të luftuar pandeminë, për të rindërtuar ekonominë dhe për të reformuar kujdesin shëndetësor.

Në vend të kësaj, prisni më shumë bllokada pasi një Shtëpi e Bardhë demokratike do të pengohet në çdo hap nga shumica e Senatit republikan të nxitur nga Trump. Është në fakt zhgënjyese se si janë ushqyer forcat e Trumpizmit në radhë të parë. Presidenti vazhdon të shihet si një i huaj që synon lëkundjen e sistemit të vendit.

Prisni gjithashtu sulme edhe nga Biden dhe Kamala Harris, një grua me ngjyrë. Kjo do të ndezë situatën  edhe më shumë. Disa mendonin se  një humbje dërrmuese për partinë Republikane, ndoshta edhe në Teksas, do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte.

Por kështu ekziston edhe një teori që – pavarësisht nga rezultati -Trumpizmi është rrënjosur  në kockat e partisë Republikane dhe duhen dy ose tre zgjedhje për ta pastruar atë.

Kandidatë të mundshëm për 2024? Mos përjashtoni Donald Trump Jr. Apo qoftë edhe vetë Donald Trump. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!