S’ka ndodhur kurrë më parë, eksperti grek zbulon shifrat shqetësuese

schedule11:33 - 5 Nëntor, 2020

schedule 11:33 - 5 Nëntor, 2020

Kryeministri grek Mitsotakis njoftoi sot mbylljen e vendit duke filluar nga e shtuna e kësaj jave deri në 30 nëntor. Sipas tij, grekëve do t’u duhet që të marrin leje me SMS kur të dalin nga shtëpia, ndërsa konfirmoi se kopshtet dhe shkollat fillore do të qendrojnë hapur.

Kryeministri grek e mbajti konferencën e tij LIVE në Youtube i shoqëruar nga eksperti i Shëndetit Publik Sotiris Tsiodras, shkruan abcnews.al.

Lexo edhe: Zgjat tre javë, Mitsotakis njofton mbylljen e Greqisë: Pagesë 800 euro për punonjësit

Ky i fundit iu referuar shifrave të të prekurve nga koronavirusi duke theksuar se asnjëherë në histori, Greqia nuk ka patur kaq shumë pacientë që marrin trajtim në repartin intensiv të spitaleve.

“Kemi mesatarisht 170 të shtruar në ditë në spitalet tona me koronavirus dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Greqisë”, u shpreh ai.

Më herët, Greqia bëri të detyrueshme përdorimin e maskës në vende të mbyllura dhe të hapura.

Mitsotakis theksoi gjithashtu se qeveria greke ka planifikuar të mbështesë punonjësit për dy muaj për shkak të pandemisë. Sipas tij, do të ketë një pagesë 800 euro për punonjësit që u pezullohet puna për këto dy muaj si edhe 400 euro pagesë papunësie për ata që janë të papunë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!