Sulmi në Vjenë, Enver Robelli: Terroristët përdorën armë të prodhimit serb

schedule08:46 - 5 Nëntor, 2020

schedule 08:46 - 5 Nëntor, 2020

Gazetari Enver Robelli duke komentuar sulmin që ndodhi pak ditë më parë në Vjenë tha se terroristët ka përdorur një armë të prodhimit serb Zastava. Në një lidhje me Skype me emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Robelli tha se një armë e tillë është përdorur nga fanatikët fetarë edhe gjatë sulmeve në Francë në vitin 2015.

Është e rëndësishme të dihet sepse duket se ka një rrjet nga Ballkani që arrin t’i furnizojë fanatikët fetarë në Europën Perëndimore me armë dhe për shkak të luftrave në ish-Jugosllavi janë shumë në qarkullim. Serbia është një ndër vendet që eksporton dhe shet në vendet konfliktuoze. Arma është shumë e qartë që është një prodhim serb Zastava. Dhe në sulmin në Paris në vitin 2015 kanë qenë prodhim serb, asokohe policia gjermane.

LEXO EDHE: Sulmi në Vjenë, Enver Robelli: Qeveritë në Tiranë, Prishtinë e Shkup të kontrollojnë imamët

Këta persona që kanë qenë të përfshirë në sulm kanë shkuar në Sllovaki për t’u furnizuar me municion dhe meqë nuk kanë mundur të dëshmojnë për leje, nuk janë pajisur me municion. policia sllovake ka lajmëruar kolegët austriakë por brenda sistemit të sigurisë kanë dështuar shumë zinxhirë dhe kjo do të ketë pasoja ose do të shtrojë shumë pyetje mbi dështimin e policisë dhe autoriteteve austriake.”, tha Robelli. /abcnews.al