Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Shpërdoruam shumë, goli i pësuar na bëri nervozë. Titulli? S’e thamë ne

schedule19:26 - 4 Nëntor, 2020

schedule 19:26 - 4 Nëntor, 2020

Edi Martini priste fitoren, por Teuta e tij nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Skënderbeut. Ekipi durrsak, një ndër favoritët për fitimin e titullit këtë sezon, humbi shumë raste edhe e nisi sezonin e ri të Superiores me një barazim në shtëpi, takim rreth të cilit foli shkodrani në Supersport.

Duhet ta mbyllnim takimin në pjesën e parë, patëm shumë raste, por portieri i tyre ishte në ditë të mirë. Pësuam golin nga një gabim që nuk duhet ta bënim. Gabuam, na kapën në kundërsulm, më pas gaboi edhe portieri. Do e analizojmë diçka të tillë.

Në pjesën e dytë e kërkuam ne ngul dhe nervozitet golin e fitores, lamë edhe hapësira pas. Zhgënjyese, por humbëm shumë raste, diçka e tillë më jep shpresa për ndeshjet e tjera.

Humbëm 4 raste të pastra në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë. Penalltia mund të na çonte në 2-0 nëse jepej, gjithsesi duhet të nxjerrim mësim nga disa gjëra, që të mos i përsërisim në të ardhmen.

Pjesa e parë ishte e mirë, u duk sikur ishim të sigurt për fitoren. Ramë në një vetëkënaqësi nga rastet e humbura. Futbolli më pas dihet, po nuk shënove do të pësosh. Më pas shfaqëm nervozizëm në fushë. Markimi nuk ishte siç duhet, dukej sikur e kishim nënvlerësuar pak. Kur pëson më pas kalon në nervozitet.

Favoritë për titull? Nuk e kemi thënë ne, e keni thënë ju që e meritoni titullin. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën që kemi. Vjet doli Tirana kampione, ekip që e mposhtëm 3 herë. Kemi lojtarë me eksperiencë, nuk mendoj se fjala kampion është diçka e madhe apo problem për ta“, thekson Edi Martini. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!