Bayern Munchen pritet ta shesë David Alaba në merkaton e janarit. “Xholi” austriak nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që i përfundon verën e ardhshme, temë për të cilën ka folur për Sky Sport. De, Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i bavarezëve.
“Nuk ia kam idenë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë çështje, tani po përballemi me faktin që David Alaba do të largohet nga Bayern Munchen. Ai është një lojtar i klasit botëror, e vlerësojmë shumë dhe është një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë.
Ai e refuzoi propozimin tonë dhe 10 ditë më pas i ofruam një kontratë tjetër. Ne e informuam David dhe agjentin e tij se do ta tërhiqnim ofertën kur të skadonte afati, kështu që e bëmë diçka të tillë. Tani duhet të supozojmë që ai do të na lërë, rasti më i keq do e humbasim me parametra zero“, deklaron drejtori sportiv i klubit gjerman. /abcnews.al