Gareth Bale iu bashkua Tottenham në fund të merkatos, pasi te Real Madrid nuk do të gjente hapësira dhe nuk ishte më i lumtur. Sulmuesi uellsian ka shënuar edhe golin e parë me londinezët, ndërkohë që Sergio Reguilon pranon se Bale ka ndryshuar.
Ai ishte shok skuadre me sulmuesin edhe në Madrid dhe tani të dy janë vënë nën urdhrat e Jose Mourinho. Reguilon zbulon edhe diçka speciale që Tottenham ka bërë për Bale, para se të rikthehej në Londër.
“Bale më duket ndryshe tani. Gjuha që flet është gjithçka për të. Ai flet spanjisht shumë mirë, jo keq, pak a shumë si unë në anglisht, por komunikimi, zakonet, tregojnë se ai është më i lumtur në Angli. Nuk ia kam idenë nëse do të kthehet në Madrid.
Ajo që më ka befasuar më shumë te Tottenham është se në fushën e stërvitjes ka gropa golfi. Pyeta dhe më thanë se ishin vendosur për Bale. Janë vrima të shkurta, ndoshta në 30 metra distancë. Nuk mund ta besoja”, tregon Reguilon për “El Larguero”. /abcnews.al
"…What most surprised me is at Spurs' training ground there are golf holes. I asked and they told me they were put there for him! They're short holes, maybe 30 metres. I couldn't believe it!"
— Alex Kirkland (@alexkirkland) November 4, 2020