Diego Armando Maradona ka kaluar me sukses një operacion në tru. Legjenda argjentinase kishte mpiksje të gjakut dhe doktori i tij një ditë më parë ishte shprehur se ndërhyrja që do të bënte trajneri i Gimnasia La Plata ishte normal.
Tashëm zëdhënësi i Maradonës është shprehur se operacioni ka kaluar me sukses, sikurse pritej. Leopoldo Luque, doktori personal i Maradonës, kishte sqaruar se problemi shëndetësor i ishte krijuar nga një përplasje, por vetë ish-futbollisti nuk mban mend ta ketë pësuar një të tillë.
Ditët e fundit Maradona kishte anemi dhe dehidratim. Për këtë arsye ai u shtrua në spital në La Plata dhe më pas u vendos që të bënte edhe ndërhyrjen. Gjatë kohëve të fundit Maradona ka pasur edhe probleme me depresionin, madje edhe kishte refuzuar të ushqehej. Tani gjendja e tij është më e mirë, madje para operimit kishte menduar edhe ta linte spitalin.
Maradona being transported to another hospital where he will undergo brain surgery. (Via @TyCSports) pic.twitter.com/HGQ7euYutf
— ANDRES CANTOR (@AndresCantorGOL) November 3, 2020
Lajmi për operimin e Maradonës shkaktoi reagime të shumta, ndërkohë që shumë mesazhe iu drejtuan legjendës së futbollit. Napoli menjëherë publikoi një mesazh mbështetës, sikurse edhe Zinedine Zidane pas ndeshjes me Interin. Tifozët gjithashtu zbarkuan në rrugët e La Plata, duke brohoritur për idhullin e tyre teksa transportohet me autoambulancë drejt spitalit. /abcnews.al