VIDEO/ Mjegulla e dendur “pushton” Rrugën e Kombit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

schedule09:15 - 4 Nëntor, 2020

schedule 09:15 - 4 Nëntor, 2020

Orët e para të ditës së sotme u shoqëruan me praninë e mjegullës së dendur që përfshiu rajonin e Kukësit.

Dendësia më e madhe e saj ishte në ultësirën e Kukësit për shkak të ujit të liqenit të Fierzës i cili  përshkon Rrugën e Kombit në më shumë se 40 km të saj, nga Morina deri në Fushë-Dukagjin.

Në kushtet e pamjes së kufizuar, drejtuesit e mjeteve po tregojnë kujdes në shpejtësi të reduktuar dhe nën këshillimin e policisë rrugore që patrullon e këshillon në disa segmente të caktuara.

Fenomeni e pranisë së mjegullës është thuajse i përhershëm në periudha kohore të fundit të vjeshtës dhe fillimit të pranverës, ndërsa shihet edhe si shqetësim për shëndetin e qytetarëve duke ndikuar në irritimin e rrugëve aspiratore, veçanërisht për fëmijët, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!